Koreja e Veriut ka filluar manovrat e nëndetëseve të Forcave Ushtarake Detare dhe ka përshpejtuar përgatitjet për zhvillimin e stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë, të cilat mund të përkojnë në kohë me stërvitjet e përvitshme të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, njofton Agjencia koreano-jugore Yonhap.

Në të njëjtën kohë mediat njoftojnë se Pheniani ka ndaluar fluturimet dhe lundrimin e anijeve përgjatë kufijve dhe brigjeve të saj.

Të martën Koreja e Veriut deklaroi se do të anulojë marrëveshjen e armëpushimit, të nënshkruar në fund të Luftës së Koresë në vitin 1953, nëse SHBA-ja dhe Koreja e Jugut do të vazhdojnë manovrat e përbashkëta ushtarake në rajon.