Ushtarakët e Koresë së Jugut deklaruan të mërkurën se ata janë të gatshëm të kundërpërgjigjen në rast agresioni nga ana e Koresë së Veriut.

Një ditë më parë Koreja e Veriut deklaroi se do të anulojë marrëveshjen e armëpushimit, të nënshkruar në fund të Luftës Koreane, nëse SHBA-ja dhe Koreja e Jugut do të vazhdojnë manovrat e tyre të përbashkëta ushtarake në rajon.