0Pas konsultimeve të ditës së martë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u solidarizuan me tekstin e dokumentit edhe përfaqësuesit e përhershëm të Kinës dhe Koresë së Jugut. Pritet që rezoluta në fjalë të mbështetet nga të gjitha 15 vendet - anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

SHBA-ja propozoi të votohet për projekt-rezolutën të enjten. Rusia, e cila ka marrë në mars presidencën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e mbështeti pozicionin e saj. Në radhë të parë, për shkak se projekt-rezoluta përmban një përgjigje adekuate ndaj testit bërthamor të kryer nga Republika Popullore Demokratike e Koresë (RPDK). Ky është pikërisht ai rezultat që ka synuar të arrijë Moska që në fillim të punës për përpilimin e tekstit të këtij dokumenti. Ai është përgatitur për delegacioni i SHBA-së në bashkëpunim të ngushtë me Kinën. Projekt-rezoluta është rezultat i kompromisit të arritur midis Uashingtonit dhe Pekinit, deklaroi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" eksperti i Qendrës ruse të programeve koreane Georgi Tolloraja:

- Shtetet e Bashkuara u shprehën për ushtrimin e një presioni më të madh mbi Korenë e Veriut dhe forcimin e sanksioneve ndaj saj. Kina është përpjekur të mos lejojë që ky presion të çojë në një përkeqësim serioz të situatës në gadishull, në provokimeve të reja të mundshme të Koresë së Veriut dhe në destabilizimin e regjimit në Phenian.

Palët arritën të zgjedhin një pozicion të ekuilibruar dhe në të njëjtën t’i japin një mesazh të fortë dhe të qartë RPDK në lidhje me palejueshmërinë e shkeljes së rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat imponojnë veton në aktivitetin e saj raketoro-bërthamor.

Projekt-rezoluta e lë hapur derën për bisedime. Ato mbahen me pjesëmarrjen e Kinës, SHBA-së, Rusisë, Japonisë dhe dy Koreve për arritjen e denuklearizimit të Gadishullit Korean. Më parë Pheniani ka deklaruar se po del nga ky proces negociator në shenjë proteste kundër dënimit nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të lëshimit prej tij të raketës balistike me satelit. Ndërkohë, Moska dhe Pekini insistojnë në rifillimin sa më të shpejtë të bisedimeve gjashtë palëshe. Me to pajtohen plotësisht Uashingtoni dhe Seuli. Kjo krijoi mundësinë për ta reflektuar këtë qëndrim të përbashkët në projekt-rezolutën e sipërpërmendur.

0Pas miratimit të saj, Koreja e Veriut do të bëhet subjekt i sanksioneve më të ashpra që janë miratuar ndonjëherë nga OKB-ja. Për herë të parë Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të vendosë sanksione ndaj diplomatëve të RPDK. Parashikohet gjithashtu zgjerimi i listës së personave dhe organizatave, që i nënshtrohen ndalesave ndërkombëtare tashmë vepruese, në veçanti, për kontaktet dhe shkëmbimin e teknologjisë raketore. Dhe gjithashtu në sistemin bankar dhe transferimin e paligjshëm të parave për të parandaluar mbështetjen me anë të tyre të programit bërthamor të Koresë së Veriut.