Gjykata e Lartë e Tokios i njohu jo-kushtetuese zgjedhjet e përgjithshme të Dhomës së Ulët të parlamentit të Japonisë, të mbajtuara në dhjetor të vitit të kaluar.

Një vendim të tillë gjykata e mori në bazë të padisë së një grupi avokatësh, të cilët u referuan tek diferenca me "peshë" e fletës së votimit në rajone të ndryshme të vendit. Për shembull, në Tokio për të siguruar mandatin e deputetit nevojiten 2.34 herë më shumë vota se në prefekturën rurale Kochi.

Në të njëjtën kohë, gjykata refuzoi të kënaqë kërkesën e njohjes së rezultateve të votimit në zgjedhjet e dhjetorit si të pavlefshme.