Ekaterinburgu u përfshi në renditjen botërore të qyteteve inovative, të përpiluar nga Agjencia 2thinknow, njofton faqja zyrtare në Internet e qytetit të Ekaterinburgut.

Në botë kjo renditje konsiderohet si më autoritative: ajo përfshin 63% të qyteteve me një popullsi prej më shumë se 1 milion banorë, renditja bazohet në 162 tregues të kombinuar në 3 grupe - infrastruktura për stimulimin e lindjes së ideve (nga numri i muzeve deri tek veçoritë e klimës), objektet inovative (universitetet, sipërmarrjet, mbështetja nga shteti) si dhe ndërlidhuria e tregjeve të ndryshme.

Qytetet ndahen në 5 grupe. Nga 445 qytete në renditje janë përfshirë 133. Ekaterinburgu me indeksin 43 (maksimali - 57) renditet në vendin e 3-të në Rusi pas Moskës dhe Shën Petersburgut, çka është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh faktin se qyteti është duke luftuar për të fituar të drejtën e organizimit të Ekspozitës Botërore Expo 2020.