Presidenti i SHBA-së Barack Obama nuk shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez, për shkak të akuzave të bëra nga Zëvendëspresidenti i këtij vendi, Nicolas Maduro, në lidhje me faktin se Uashingtoni e rrezatoi Hugo Chavez me qëllim që ky i fundit të prekej nga kanceri.

Barack Obama në një deklaratë të veçantë, e cila nuk përmbante ngushëllime, vuri në dukje se SHBA-të janë të gatshme të vendosin marrëdhënie konstruktive me qeverinë e Venezuelës dhe që vendi të fillojë një kapitull të ri në historinë e tij, të bazuar në parimet demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Galeria fotografike: Kronika e jetës së Hugo Chavez