FBI-ja bëri publike një përzgjedhje dokumentesh që lidhen me Whitney Houston. Rezultoi se këngëtares ishin përpjekur t’i bënin shantazh.

Dokumentet që kanë të bëjnë me përpjekjet për ushtrim shantazhi datojnë që nga viti 1992, kur një avokat nga Chicago njoftoi producentët e këngëtares se një klient i tij mund të bëjë publike detaje të jetës së saj intime, nëse nuk do të marrë një shpërblim prej 100.000 $. Më vonë shuma e kërkuar u rrit deri në 250.000 $. Vetë Houston arriti në konkluzionin se asaj i bënte shantazh një nga shoqet e veta, e cila në të vërtetë nuk i donte të keqen asaj dhe FBI-ja asokohe e mbylli çështjen.