Të martën autoritetet e Prefekturës së Kumamoto-s, në ishullin jugor japonez të Kyushu, u këshilluan banorëve të mos dalin nga shtëpitë e veta për shkak të smogut të ardhur nga Kina.

Sipas të dhënave të autoriteteve, këtë javë përqëndrimi i grimcave të ngurta në ajër në disa pjesë të ishullit arriti në 110 mikrogramë për m3, ndërkohë që norma e lejuar është 35 mikrogramë.

Banorëve iu këshillua ose të mos dalin fare nga shtëpitë, ose të veshin maska gjatë qëndrimit jashtë tyre.