Ndoshta shumë shpejt do të shpiket manteli i padukshëm. Të paktën teknologjia për krijimin e një artikulli të tillë është gati.

Në konferencën TED në Los Angeles një shkencëtar nga Singapori prezantoi një pajisje që mund t’i bëjë objektet të padukshme. Deri më tani ajo ngjason me një katërkëndësh të vogël, i cili ndërron drejtimin e rrezeve të dritës në mënyrë të atillë që objekti pas tij "zhduket".

Tani projekti është ende në fazat e hershme të zhvillimit. Në të ardhmen shkencëtarët duan që këtë pajisje ta bëjnë më të madhe në përmasa, në mënyrë që ajo të mbulojë objekte më të mëdha.