Përfundoi ripërtëritja e forcave strategjike bërthamore ruse dhe Rusia nuk është më e interesuar në lidhje me propozimet amerikane mbi reduktimin e armatimeve, deklaroi Kreu i administratës së Presidentit të Rusisë, Sergei Ivanov.

Sergei Ivanov vuri në dukje se në ndryshim nga Rusia, armatimet e SHBA-ve nuk ripërtërihen prej kohësh, kështu që ato është më e lehtë të reduktohen.

0Në shkurt, në fjalimin e tij vjetor drejtuar Kongresit, Presidenti i SHBA-së Barack Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillojnë negociata me Rusinë në mënyrë që të arrijnë reduktimet e mëtejshme të arsenaleve bërthamore.