Kompania këshillimore “Brand Finance” publikoi rejtingun e 500 markave (ang. brand) më të shtrenjta në botë (Top 500). Vendin e parë e zuri marka amerikane “Apple”, e cila u vlerësua me 87.3 miliardë dollarë.

Ndër kompanitë ruse të përfshira në listë në vendin e 63-të u rendit “Sberbank” (14.1 miliardë $). Në vendin e 122-të - “Gazprom” (8.3 miliardë $), në vendin e 218-të - “Lukoil” (5.1 miliardë $), në vendin e 256-të - “Rosneft” (4.4 miliardë $), në atë të 346-të - rrjeti i Krasnodarit i dyqaneve ushqimore “Magnit” (3.4 miliardë $).

0Në listën e 500 markave më të vlefshme në botë u renditën edhe tre kompani ruse të telekomunikacionit: në vendin e 232-të - “Beeline” (4.8 miliardë $), në të 361-tin - “MTS” (3.3 miliardë $) dhe në atë të 433-të - “Megafon” (2.8 miliardë $).