Në fund të liqenit Çebarkul (zona e Uraleve) zbuluan disa anomali të fushës magnetike, të cilat mund jenë të lidhura me rënien e fragmenteve të mëdha të meteoritit.

Siç njoftuan në Universitetin federal të Uraleve, në hartën e anomalive duket se meteoriti gjatë rënies është ndarë në copa dhe ndodhet në fund të liqenit në formën e fragmenteve të mëdha.

0Shiu meteor ra në mëngjesin e 15 shkurtit në pesë territore të Rusisë: rajonin e Tjumenit, Sverdllovskut, Çeljabinskut, Kurganit dhe në Bashkiria. Si pasojë u lënduan më shumë se 1.500 persona.