Në qytetin japonez të Maebashi u testua një anije e veçantë, e projektuar për shpëtimin e njerëzve në zonat bregdetare në rast të ndonjë cunami.

Anijet e veçanta me kuvertë të mbyllur hermetikisht mund të mbajnë 25 persona në bord. "Arkat e Noes" do të vendosen në afërsi të shkollave, azileve për të moshuarit dhe institucioneve të tjera si dhe në ato pjesë të bregdetit, pranë të cilave nuk ka reliev të lartë malor. Pas marrjes së paralajmërimit për kërcënim të cunamit, njerëzit mund të strehohen në anijen e shpëtimit dhe të qëndrojnë në të gjatë një jave të tërë.