Së shpejti në Britaninë e Madhe mund të krijohen gjykatat sekrete për shqyrtimin e çështjeve të të dyshuarve për sulme terroriste. Kjo risi, rreth së cilës u diskutua për herë të parë pas akteve terroriste në korrik të vitit 2005 në Londër, si pasojë e të cilave humbën jetën më shumë se 50 persona, u mbështet nga shumica e anëtarëve të Dhomës së Komunave.

Shumë deputetë britanikë janë të mendimit se gjykatat e fshehta duhet të shërbejnë vetëm në rastet kur siguria kombëtare është më e rëndësishme se sa organizimi i seancave gjyqësore me dyer të hapura.