Ministri i Financave i Belgjikës, Steven Vanackere, njoftoi mbi dorëheqjen e tij për shkak të implikimit në një skandal korrupsioni.

Bashkë me këtë Steven Vanackere hodhi poshtë të gjitha akuzat për keqadministrimin e punëve në lidhje me riblerjen e aksioneve të organizatës shoqërore, të lidhur me Partinë flamande Kristin-Demokrate (ang. Flemish Christian Democratic Party) që përfaqëson ai. Në skandal është përfshirë gjithashtu edhe banka e dytë më e madhe e Belgjikës - Belfius.

0Steven Vanackere iu drejtua bashkëpartiakëve të vet me kërkesën për të gjetur në të ardhmen e afërt zëvendësuesin e tij.