Koreja e Veriut deklaroi se do të anulojë marrëveshjen për armëpushim, të nënshkruar në fund të Luftës së Koresë, nëse SHBA-ja dhe Koreja e Jugut do të vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Sipas të dhënave të gazetarëve, si shkas për shkeljen e marrëveshjes mund të shërbejnë edhe sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut.

Lufta e Koresë e viteve 1950-1953 përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe nuk është përfunduar ende zyrtarisht. Shtetet e Bashkuara, trupat e të cilave luftuan në Kore si pjesë e forcave të OKB-së, refuzojnë të nënshkruajnë një traktat paqeje me Korenë e Veriut, duke mbajtur në jug të Gadishullit Korean rreth 28.000 të trupave të veta.