Irani nuk lejoi Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) të kryejë inspektime të menjëhershme në poligonin ushtarak Parchin për marrjen e mostrave me qëllim të verifikimit të pranisë së substancave të përdorura për krijimin e armës bërthamore.

Sekretari për shtyp i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Ramin Mehmanparast, theksoi se ANEA duhet t’i njohë Iranit "të drejtën e programit paqësor bërthamor".

0Ditën e hënë Kreu i ANEA-s, Yukiya Amano, i kërkoi Iranit të mundësojë menjëherë për ekspertët e Agjencisë aksesin në objektin Parchin. Irani pohon se baza në Parchin është objekt thjesht ushtarak, i cili nuk ka asnjë lidhje me programin bërthamor, dhe për këtë arsye ai nuk përfshihet ndër objektet e përcaktuara për inspektim nga ANEA.