Sipas fjalëve të Ministrit të Komunikacionit dhe Informacionit, Ernesto Villegas, mjekët e udhëheqësit të Revolucionit Bolivarian kanë diagnostikuar "një infeksion të ri të komplikuar" dhe "vështirësi në frymëmarrje". Chavez po i nënshtrohet një "procedure të rëndë kimioterapie".

Dy javë më parë ai u kthye në atdhe nga Kuba, ku në dhjetor iu nënshtrua operacionit të katërt brenda një viti për heqjen e një tumori malinj. Presidenti ka qenë i shtruar në spitalin ushtarak të kryeqytetit të Kubës. Që pas operacionit Chavez nuk është dukur më në transmetimet televizive. Autoritetet venezueliane kanë shpërndarë vetëm foto, në të cilat ai shfaqet i shtrirë në shtrat në një pavion të spitalit në Havanë me dy vajzat e tij pranë.