Gazetarët e mediave të ndryshme ruse dhe të huaja mbërritën në Ekaterinburg morrën pjesë në turneun e shtypit, kushtuar pjesëmarrjes së këtij qyteti në konkursin për të drejtën e pritjes së ekspozitës botërore Expo 2020.

Në zonën e Uraleve të Mesme erdhën përfaqësuesit e agjencisë kineze të lajmeve «Xinhua», asaj spanjolle “EFE”, kanalit televiziv koreanojugor “KBS”, Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" dhe mediave të tjera.

0Turneu i shtypit u zhvillua përgjatë dy ditëve. Më 27 shkurt të këtij viti gazetarët u njohën me infrastrukturën e aeroportit “Kolcovo”, vizituan galerinë “Ural Vision Gallery”, u takuan me përfaqësuesit e autoriteteve rajonale, veprimtarë të shkencës dhe kulturës.