Zgjedhjet në Kenia shkaktuan shpërthimet e para të valës së dhunës. 17 persona u vranë gjatë dy sulmeve mbi policinë që autoritetet i përshkruan si "sulme terroriste". Si pasojë u vranë 9 policë, 2 civilë dhe 6 autorë të sulmit.

Të paktën një nga sulmet u krye nga "Këshilli Republikan i Mombasa", i cili kërkon shkëputjen nga Kenia. Është njoftuar se separatistët kanë qenë rreth 200 persona. Disa prej tyre ishin të armatosur me armë zjarri, ndërsa disa me harqe me shigjeta, heshta dhe hanxharë.

Një person mbeti i vrarë gjatë një shpërthimi në qytetin e Garissa. Në qytetin e Mandera detonoi një bombë e telekomanduar. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.