Turqia dhe Greqia kanë shprehur përkushtimin serioz për të luftuar së bashku kundër terrorizmit, deklaruan kryeministrat e të dy vendeve në një konferencë shtypi pas përfundimit të bisedimeve.

"Lufta kundër terrorizmit është një problem i përgjithshëm. Ne ramë dakord që Ministritë e Punëve të Brendshme dhe Ministritë e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Greqisë, policia, forcat e sigurisë si dhe agjencitë e tjera të dy vendeve të punojnë në kontakt shumë të ngushtë - u shpreh Rexhep Tajip Erdogan.

"Terrorizmi i sjell të këqija mbarë botës dhe ne të gjithë duhet të luftojmë kundër tij me aq fuqi e mundësi sa kemi", - mbështeti homologun e tij turk Antonis Samaras.