Rezervat ndërkombëtare të Kinës deri në fund të vitit 2012 u rritën deri në 3,3 trilionë $, duke tejkaluar kështu dy herë vlerën e rezervave të arit të të gjitha vendeve të botës. Kjo u njoftua nga Agjencia Bloomberg.

Kapitali në ar në rezervat e Kinës përbën vetëm 2%, ndërkohë që, për shembull, në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani ky tregues është rreth 70%. Kina renditet e para për sa i përket rezervave ndërkombëtare, e pasuar nga Japonia, Arabia Saudite, Rusia dhe Zvicra.