0Shkas për raundin e radhës të debateve e mosmarrëveshjeve shërbyen të dhënat e freskëta të sjella nga Banka Botërore: vitin e kaluar punëtorët migrantë kanë dërguar në shtëpi (atdhe) më shumë se 500 miliardë $. Qarkullon mendimi se dhënia e punës është një mënyrë shumë më efektive për të nxjerrë një njeri (ose një komb të tërë) nga varfëria sesa të ushqyerit e tij për llogari të donatorëve, duke përhapur e forcuar kështu filozofinë e varësisë sociale (marrjes në ngarkim, mbajtjes me ushqim). Dhe meqenëse veprimtaria e punës e emigrantëve në vend të huaj është bërë që prej kohësh një nga burimet kryesore të hyrjes së të ardhurave në ekonomitë kombëtare të vendeve të varfëra, ekspertët kanë vënë në pikëpyetje arsyeshmërinë e ndihmës financiare ndërkombëtare.

Për më tepër se pjesa më e madhe e ndihmës financiare perëndimore depozitohet, si rregull, në llogaritë bankare të elitave kombëtare që drejtojnë vendet e varfra apo ato në zhvillim. Ndërsa këto elita i shpenzojnë paratë në diskrecionin e tyre: në vend të medikamenteve blejnë armë, në vend të ndërtimit të rrugëve organizojnë pritje luksoze. Zhvillimi ekonomik nuk varet pothuajse fare nga përmasat e ndihmës së dhënë, thotë analistja ruse Elena Çernoleckaja:

- Ndihma e dhënë nga vendet e zhvilluara vendeve në zhvillim, si rregull, nuk i shkon direkt popullsisë. Shumë shpesh ajo bëhet në formën e gjithfarë projekteve mjedisore apo projekteve shëndetësore. Ekziston ndërveprimi me shtete të veçanta, çdonjëri prej të cilëve zë vendin e vet. Nëse ky është një shtet - prodhues i lëndës së parë, atëhere atje projektohet përpunimi dhe zhvillimi i lëndës së parë për aq kohë sa vendi të dalë në një nivel të ri. Nëse ky paraqet në vetvete një vend, ku avantazh është fuqia e lirë e punës, atëhere këtu ose parashikohet rritja graduale e standardit të jetesës, kualifikimit të specialistëve dhe tranzicioni në një nivel të ri ekonomik, ose vendi ashtu dhe mbetet një furnizues i përhershëm i emigrantëve.

Duke bërë injeksione financiare në vendet e botës së tretë, Perëndimi priste si rezultat reduktimin e flukseve të migracionit. Por hulumtimet e fundit (po ashtu si dhe vëzhgimi i thjeshtë jetësor) tregojnë fare qartë se ky mekanizëm nuk funksionon. Përkundrazi, burimet e rrymave financiare janë për emigrantët potencialë ekonomikë si një lloj feneri, që u tregon atyre drejtimin se për ku duhet të marrin vrapin.

Komuniteti i ekspertëve në një situatë të tillë e ka të vështirë të japë rekomandime konkrete. Dhënia e ndihmës nuk ka ndonjë kuptim të veçantë, por edhe mosdhënia e saj është e pamundur (së paku për arsye morale).

0Është krejtësisht evidente se modeli tradicional i dhënies së ndihmës vendeve në zhvillim i ka sosur tashmë mundësitë e veta dhe duhet të rishikohet rrënjësisht. Sot për sot kjo është pak e besueshme të ndodhë, por në të ardhmen mund të mendohej në lidhje me formimin e ndonjë alternative të tij. Ndërsa një sistem i tillë mund të krijohet vetëm në bazë të një rendi më të drejtë botëror se ai që ekziston tani.