Lëvizja palestineze “Hamas” refuzoi pak kohë më parë të marrë raketat e destinuara për të nga depot ushtarake të Libisë. E gjithë partia e armëve ishte e mbushur me pajisje elektronike spiune izraelite që do të mundësonin përcaktimin e vendit të ruajtjes dhe dislokimit të raketave. Kjo u njoftua nga gazeta egjiptiane "Al-Youm Al-Sabaa", e cila citon "burime të përfshira në kontrabandën e armëve në Gaza".

Sipas versionit të burimeve në fjalë, 28 raketa u nxjorrën nga Libia dhe u fshehën në malet e Sinait, në pritje të transportimit për në Gaza. Një ditë para nisjes së ngarkesës në destinacion mbërriti një ekspert armësh i “Hamas-it”, i cili zbuloi pajisjet spiune izraelite.