Numri i viktimave si pasojë e dy shpërthimeve në qytetin pakistanez të Karachi-t ka arritur të paktën 52 persona, ndërsa numri i të plagosurve e ka tejkaluar shifrën 170.

Dy makina bombë u hodhën në erë pranë një xhamie në një zonë të banuar kryesisht nga shiitë, kur njerëzit po dilnin nga xhamia. Shpërthimi dëmtoi rëndë disa ndërtesa të ndodhura aty pranë dhe shkaktoi shpërthim të zjarrit. Deri tani askush nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për këtë incident.

Në shkurt rreth 90 vetë u bënë viktima të një shpërthimi në lagjen shiite të qytetit të Quetta. Shumica e të vrarëve ishin shiitë hazarianë, të cilët banonin atje.