Shkencëtarët në SHBA njoftojnë se ata arrritën të shërojnë një bebe të vogël, të lindur me virusin HIV nëpërmjet terapisë standarte të medikamenteve, të aplikuar për trajtimin e foshnjave.

Vajza nga Mississippi tani është dy vjeç e gjysmë. Ajo pothuajse që prej një viti nuk ka marrë asnjë ilaç dhe nuk ka kurrfarë shenjash të infeksionit. Nëse vajza do të mbetet e shëndetshme, ky do të jetë rasti i dyti në histori i shërimit nga virusi HIV.