Kryeministri serb, Ivica Daçiç, do të takohet sot në Bruksel me Kreun e Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçin, për të diskutuar mbi fatin e serbëve etnikë që mbetën në Kosovë.

Ky është takimi i gjashtë i kryeministrave në dy vjet që synon normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në rolin e ndërmjetësit në këto bisedime do të jetë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton.