Zëri i Rusisë Irani po ndërton 3.000 centrifuga të brezit të ri, të cilat së shpejti do të instalohen në vend të atyre të vjetra. Kjo u njoftua nga Kreu i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit, Fereydoon Abbasi-Davani.

"Rritja e potencialit shkencor kontribuon për zhvillimin e industrisë energjetike dhe forcimin e aftësisë së vendit për të përballuar sanksionet e Perëndimit", - deklaroi Davani.

Në objektin bërthamor Natanz në Iran po instalohen centrifugat e brezit të ri, për çka Irani e njoftoi paraprakisht Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) me anë të një letre më 23 janar.

Davani siguroi se të gjitha punimet e kryera në objektet bërthamore janë transparente dhe se inspektorët e ANEA-s mund të vizitojnë kur të dëshirojnë secilin prej këtyre objekteve.