Sot në Emiratet e Bashkuara Arabe po gjykohen 94 persona të dyshuar për organizimin e një grushti shteti.

Ata dyshohen për krijimin e një shoqërie të fshehtë që ka gjasa të ketë lidhje me organizatën politiko-fetare "Vëllazëria Myslimane". Në mesin e të arrestuarve në korrikun e vitit të kaluar ka juristë, akademikë dhe studentë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e quajnë procesin gjyqësor një show dhe argumentojnë se të burgosurit patën mundësi të takohen me avokatët e tyre vetëm dy javë më parë.