Zyra e tatimeve e Danimarkës kërkon nga korporata amerikane Miscrosoft t’i paguajë qeverisë së vendit shumën prej 5.8 miliardë kron (më shumë se 1 miliard dollarë), njofton kanali televiziv “DR”.

Sipas të dhënave të telekanalit “DR”, autoritetet daneze po zhvillojnë bisedimet lidhur me këtë çështje me homologët e tyre në SHBA, duke u përpjekur të rimarrin shumën e përmënduar. Mosmarrëveshja tatimore në fjalë është më e madhja në historinë e Danimarkës.

Sikurse mendojnë autoritetet tatimore daneze, Miscrosoft nuk ka paguar deri në fund tatimet në lidhje me blerjen me një çmim më të ulët dhe transferimin e mëvonshëm në juridiksionin e Irlandës të kompanisë vendase “Navision” (e cila tani quhet “Microsoft Dynamics Nav”).