Forcat Ushtarake Detare të Brazilit në vitin 2023 do të marrin në përbërje të armatimeve të veta nëndetësen e parë bërthamore, njofton “Defense News” me referim tek Ministria e Mbrojtjes e Brazilit. Gjithsej në projektin e krijimit të nëndetëseve të tilla, i cili u quajt “ProSub”, planifikohen të shpenzohen 7.8 miliardë reale (rreth 3.8 miliardë $).

Anijet e reja do të përdoren për të patrulluar kufirin detar të Brazilit, shtrirja e të cilit është 8.500 km, dhe për të mbrojtur vendburimet nënujore të naftës. Ndërtimi i nëndetëses së re do të realizohet me ndihmën e Francës.