Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) Yukiya Amano u bëri thirrje autoriteteve iraniane që të lejojnë menjëherë inspektorët e Agjencisë për të vizituar bazën ushtarake Parchin. ANEA dyshon se në këtë bazë po zhvillohet arma bërthamore.

Teherani zyrtar i hedh poshtë të gjitha akuzat dhe siguron se programi bërthamor iranian ka natyrë krejtësisht paqësore. Ndërkohë, autoritetet iraniane kufizojnë aksesin e inspektorëve ndërkombëtarë në objektet e veta bërthamore.