Gjatë vizitës së tij 2-ditore në Moskë Presidenti i Francës, Francois Hollande, u takua me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit francez. Duke theksuar se Franca është e interesuar në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike ruso-franceze, ai vuri në dukje se francezët nuk e njohin dhe aq mirë Rusinë.

Sipas mendimit të të pranishmit në këtë takim, Drejtorit të Përgjithshëm të Dhomës Tregtaro-Industriale franko-ruse Pavel Shinski (Pavel Chinsky, directeur général de la Chambre de Commerce et d’industrie franco-russe, CCIFR), këtë situatë mund ta përmirësojë për mrekulli Radiokompania "Zëri i Rusisë": "Radiostacionin tuaj e dëgjojnë shumë në Francë, ju keni një faqe Interneti mjaft të mirë dhe dinamike. Siç demonstroi qartë një iniciativë e tillë, si viti jo shumë i largët i ndërsjelltë kulturor 2010 i Rusisë në Francë dhe i Francës në Rusi, interesi i francezëve ndaj Rusisë, kulturës, ekonomisë dhe arritjeve të saj është mjaft i madh. Në fund të fundit, e gjithë kjo do të forcojë jo vetëm bashkëpunimin në fushën e kulturës, por edhe partneritetin në sferën ekonomike".