Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar nëpërmjet satelitëve një tjetër rrip rrezatimi të Tokës, i cili ka shkaktuar konfuzion në mesin e specialistëve të NASA-s. Agjencia kozmike amerikane e quajti këtë zbulim si "misterioz dhe fenomenal".

Rripi i tretë i rrezatimit u zbulua në mes të dy të tjerëve tashmë të njohur si zona të rrezatimit të lartë, të pozicionuara në një lartësi prej disa mijëra kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës.

Ekspertët e NASA-s presin të marrin informacione të reja në lidhje me origjinën e flukseve të grimcave elementare, ndikimit të aktivitetit diellor në nivelin e rrezatimit në hapësirën përreth Tokës si dhe rrezikun që sjellin këto dukuri për jetën e njeriut.