Rreth 200 mijë persona shprehën dëshirën për të lënë emrin e tyre në historinë olimpike. Konkursi ishte i fortë: 8 persona për një vend. Si rezultat u zgjodhën 25 mijë vullnetarë.

Shumica e ndihmësve vullnetarë janë të rinj e të reja të moshës nga 17-22 vjeç, megjithatë rreth 3 mijë aplikime të dërguara i përkisnin brezit të vjetër (55 vjeç). Shtetasit e huaj vendosën të provonin gjithashtu forcat e tyre në fushën e vullnetarizmit: prej tyre u dërguan kërkesa nga më shumë se 100 vende.

Trajnimi i vullnetarëve do të fillojë më 11 mars. Ai do të zhvillohet në 26 qendra vullnetare të Komitetit Organizativ "Soçi-2014", të vendosura në 17 qytete të Rusisë.