Rusia mund të ndihmojë në ruajtjen e Sirisë si shtet, duke pasur parasysh unitetin e saj, strukturën e ndërlikuar me pakicat kombëtare dhe fetare dhe karakterin laik, tha një nga aktivistët e njohur të opozitës siriane Manaf Tlass.

Ditën e premte ai dha një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" para takimit në Moskë me Ministrin e Punëve të Jashtme Sergei Lavrov dhe diplomatë të tjerë rusë.

Gjenerali i brigadës ka udhëhequr njësitë elitare të ushtrisë siriane deri në verën e vitit 2012, kur ai kritikoi rëndë veprimet e autoriteteve të vendit. Menjëherë pas kësaj ai u largua fshehurazi nga Siria dhe shkoi në Francë.