Në datat 27-28 shkurt Presidenti i Republikës Franceze, François Hollande, ka qenë në Moskën me një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Vladimir Putin. Gjatë vizitës të enjten në mbrëmje në Ambasadën franceze Hollande u takua me qytetarët francezë që jetojnë në Rusi.

Në fjalën e tij François Hollande theksoi rëndësinë e shkëmbimit të ndërsjellë kulturor dhe rëndësinë e përhapjes së gjuhës dhe kulturës ruse në Francë, si dhe të gjuhës dhe kulturës franceze në Rusi.

Në këtë takim mori pjesë edhe një përfaqësues i website-it në gjuhën franceze të "Zërit të Rusisë", Thierry Gellee, i cili në emër të Presidentit të Radiokompanisë Andrei Bistrickij i dorëzoi Presidentit Hollande diplomën që i jep atij titullin e nderit "Mik i "Zërit të Rusisë".