Senati i Republikës Çeke në ditët e ardhshme do të dorëzojë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen e Presidentit Vaclav Klaus tradhtar të atdheut. Shkas për këtë u bë amnistia e shpallur më 2 janar nga Klaus, në sajë të së cilës do të fitojnë lirinë më shumë se 17.000 të burgosur.

Vetë Vaclav Klaus beson se bëhet fjalë për "lojëra politike", ndërsa Kryeministri çek Petr Necas u habit pa masë nga "meskiniteti" i senatorëve, të cilët vendosën t’i japin lamtumirën në këtë lloj mënyre Presidentit, i cili do të largohet nga posti i tij më 7 mars.