Gjashtë persona u lënduan si rezultat i një shpërthimi në jug të Tajlandës, i cili gjëmoi një ditë pas nënshkrimit nga Tajlanda të marrëveshjes për zhvillimin e bisedimeve paqësore me rebelët myslimanë.

Lënda eksplozive, e vendosur në një motor, shpërtheu herët në mëngjes në afërsi të një tregu në provincën Narathiwat. Nga vala e shpërthimi u dogjën makinat e parkuara aty pranë. Përgjegjësinë për këtë akt nuk e ka marrë përsipër ende asnjë organizatë.