Ministri i Financave i Irakut, Rafia al-Issawi, njoftoi se do të japë dorëheqjen. Mbi vendimin e tij ai njoftoi gjatë protestës antiqeveritare në qytetin e Ramadi, ku shumica e popullsisë është sunite.

Personat që u mblodhën në aksionin e protestës kërkonin dorëheqjen e Kryeministrit të vendit, Nuri al-Maliki, i cili për nga besimi është shiit.

Ekspertët thonë se dorëheqja e Ministrit të Financave dëshmon për një krizë serioze në qeveri, ku shumica e anëtarëve të kabinetit janë përfaqësuesë të komunitetit sunit, ndërsa Kryeministri - shiit.