Korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" në një bisedë telefonike me Zëvendëskryeredaktorin e Agjencisë informative katolike Krzysztof Tomasik i drejtoi atij pyetjen që u intereson të gjithëve: Kush do të jetë Papa i ri?

"Se cili prej këtyre kandidatëve do të bëhet Papë, unë nuk e di. Definitivisht nuk mund ta përcaktoj liderin. Koha do ta tregojë. Ehe për tri javë kjo do të bëhet e ditur ", - tha Krzysztof Tomasik.

Megjithatë, ai vuri në dukje se në mesin e gazetarëve shfaq më shumë interes figura e Kryepeshkopi 71-vjeçar të Milanos, Kardinalit Angelo Scola. Por, nuk mund të përjashtohet mundësia që fronin e Shën Pjetrit ta zërë edhe përfaqësuesi i ndonjë kontinenti tjetër.