0Hipotetikisht, Papë mund të bëhet çdo katolik, në qoftë se ai është mashkull dhe i palidhur me martesë. Vërtetë, në shekujt e fundit mëkëmbësin e Shën Pjetrit preferojnë ta zgjedhin nga radhët e kardinalëve. Kështu, Papa i fundit i zgjedhur jo nga kardinalët u bë Urban VI (Bartolomeo Prignano) në vitin 1378. Sot në Kishën Katolike ka pak më shumë se 200 kardinalë. Prandaj është pothuajse e pamundur të përcaktohet se kush do të jetë Papa i ardhshëm. Megjithatë, bota ka të preferuarit e vet. Në shumicën e vendeve evropiane dalin për zgjedhjen në fronin papal të një kardinali italian. Shpjegimi i kësaj është i thjeshtë: dy pontifikët e fundit nuk ishin italianë, prandaj erdhi koha për të rikthyer traditën e konsoliduar për shekuj me radhë, tha në intervistën dhënë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Drejtori i Shtëpisë botuese të Françeskanëve në Moskë, Igor Baranov:

- Në mesin e 117 pjesëmarrësve të Konklavës së ardhshme më shumë se gjysma e kardinalëve janë evropianë. Pra, 60 syresh. Ndërsa shumica e tyre janë kardinalë nga Italia. Prandaj është plotësisht e mundur që në fronin papal të zgjidhet njëri prej tyre, para së gjithash, Angelo Scola. Ai ka qenë Patriarku i Venecias, kurse tani kryeson Arkidioqezën më të fuqishme të Italisë - atë të Milanos. Ai ka lidhje të forta me publikun dhe politikanët. Madje më tepër se kaq, ai ishte iniciatori i themelimit, ndërsa tani dhe drejtues i organizatës, e cila zhvillon dialogun mes të krishterëve dhe myslimanëve, gjë kjo që sot është shumë e rëndësishme për Evropën.

Por megjithatë propabiliteti i asaj, se papa i ardhshëm nuk do të jetë një evropian, është mjaft i lartë. Në mesin e atyre, të cilëve i parashikojnë fronin e Shën Pjetrit, janë edhe dy klerikë të lartë afrikanë: Kardinali nigerian Francis Arinze dhe Kardinali Peter Koduo Apiah Turkson nga Gana. Ky i fundit ka pak më shumë mundësi për të hipur në fronin e Selisë së Shenjtë. Dhe për shkak të moshës - Kardinali Francis Arinze është 80 vjeç, ndërsa Turkson - vetëm 64 vjeç. Ndoshta dhe për faktin se gjatë pontifikatit të Benediktit XVI ai ka qenë Kryetar i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes.

Edhe një tjetër kandidat që përmendet shpesh është një europian - kanadezi 68-vjeçar Marc Ouellet. Ai ka reputacionin e tradicionalistit dhe kundërshtarit të flaktë të abortit, por gjatë kësaj bën thirrje për rishikimin e kanunit në lidhje me celibatin (beqarinë) për priftërinjtë katolikë.

Në këtë rast duam t’ju kujtojmë se në qoftë se 34 raunde votimi nuk do të sjellin asnjë rezultat, atëhere dy kryesuesit evidentë do të duhet të tërheqin kandidaturat e veta, dhe pas kësaj zgjedhjet do të vazhdojë. Në këtë rast, një shans të vogël për të zënë fronin e Shën Pjetrit do të kenë klerikët nga Evropa Lindore, mendon Igor Baranov:

- Shumë perspektiv është Péter Erdö - Kardinal hungarez, i cili është Kryetar i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, një figurë shumë e fuqishme në BE. Dhe, duhet thënë, relativisht i ri, gjë kjo që për Kishën është një plus i madh.

0Përmendet edhe një emër tjetër - Kardinali Tarcisio Bertone. Ai është

Camerlengo

0(apo Shambelani) i Kishës Katolike Romake. Nëse ai do të zgjidhet në fronin papal, atëhere në historinë e Kishës Katolike ky do të jetë vetëm rasti i gjashtë kur camerlengo zë fronin e Shën Pjetrit.