Në veri të Kamçatkës u regjistrua temperatura -48 gradë Celsius. Siç shpjeguan në qendrën meteorologjike të Kamçatkës, moti me ngrica në pjesën veriore të gadishullit është rezultat i anticiklonit që po vepron aktualisht në Jakutia dhe në rajonin Magadan.

"Këto ngrica janë një dukuri e rrezikshme, ato mund të pasqyrohen si tek shëndeti i njeriut, ashtu dhe tek puna e sistemeve të mbështetjes jetësore të vendbanimeve dhe teknikës. Por ato nuk përbëjnë në vetvete ndonjë fenomen anormal për veriun e Kamçatkës", - vuri në dukje përfaqësuesi i qendrës meteorologjike, duke kujtuar se ngrica të ngjashme atje fiksohen pothuajse çdo vit.