Përbërja e re e sapozgjedhur e Parlamentit të Italisë është më e reja në moshë në krahasim me vendet e tjera të industrializuara. Mosha mesatare e parlamentarëve italianë është 48 vjeç.

Asambleja legjislative u rinua ndjeshëm si pasojë e zgjedhjes së një numri të madh personash me moshë nën 30 vjeç. Sipas llogaritjeve të agjencive të pavarura statistikore, përkatësisht këtij treguesi Italia la pas Shtetet e Bashkuara dhe Francën, ku mosha mesatare e deputetëve të Dhomës së Ulët është 55 vjeç, ndërsa e anëtarëve të Senatit - 62 vjeç. Në Spanjë dhe Gjermani mosha mesatare e ligjvënësve është 53 vjeç.