Ministria për ruajtjen e vlerave kulturore të Egjiptit refuzoi propozimin e Ministrisë së Financave të vendit për dhënien me qira të monumenteve kulturore me qëllim rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë.

Në Ministrinë e Financave supozojnë se lëshimi me qira i monumenteve të kulturës kompanive turistike mund t’i sjellë vendit rreth 200 miliardë dollarë për pesë vjet.

Propozimi për dhënien me qira të monumenteve të lashta shkaktoi indinjatën e thellë të shumë studiuesve dhe arkeologëve egjiptianë.