Vera që sapo përfundoi në Australi u shndërrua në verën më të nxehtë në gjithë historinë e matjeve. Në Sydney këtë verë u regjistrua rekordi i ri i të nxehtit: +46 gradë Celsius.

Në gjysmën e parë të janarit vapa e madhe mbizotëroi mbi pjesën më të madhe të kontinentit. Në disa shtete shpërthyen zjarre të fuqishme pyjore.

Qendra australiane e studimit të klimës, paralajmëroi se periudhat e vapës ekstreme në kontinent mund të bëhen më të shpeshta, nëse do të vazhdojë ndotja e atmosferës me gaze, të cilat përshkallëzojnë efektin serrë.