Sot nga qyteti i Vladivostokut zjarri i Lojrave Studentore Botërore do të drejtohet për në Habarovsk. Stafeta e zjarrit do të kalojë nëpër rrugët e Habarovskut më 1 mars.

Ceremonia solemne e ndezjes së Zjarrit të Universiadës së XXVII Verore Botërore të vitit 2013 u mbajt më 12 korrik në Paris. Më pas pishtari i Universiadës në bordin e anijes më të vjetër ruse me vela "Sedov" u nis për rrugë nga porti francez Brest përmes dy oqeaneve në drejtim të portit koreanojugor Busan, nga ku me avion u dërgua në Vladivostok.

Universiada-2013 do të mbahet në korrik të këtij viti në qytetin Kazan (Republika e Tartarstanit, Rusi).