Regjisori dhe producenti i famshëm amerikan Steven Spielberg do të kryesojë jurinë e Festivalit të 66-të të Filmit në Kanë, i cili këtë vit do të zhvillohet nga data15-26 maj.

Spielberg ka fituar famë falë filmave të tij me një shikueshmëri të lartë. Ai është krijuesi i filmave të tillë si "Jaws", "Jurassic Park", i filmave të famshëm me aventurat e Indiana Jones, "Schindler’s List", "Saving Private Ryan" dhe i shumë të tjerëve. Filmat e Spielberg janë bërë disa herë fitues të çmimit "Oscar".