Një makinë bombë shpërtheu të enjten në qytetin sirian të Homsit. Ka viktima, por numri i tyre nuk është specifikuar ende.

Incidenti ndodhi në zonën Wadi al-Dahab, ku sipas njoftimeve të mediave, ndodhet një pikë ushtarake.

Në Siri që nga marsi i vitit 2011 po vazhdon konflikti i armatosur mes qeverisë dhe opozitës. Gjatë kësaj kohe në vend, sipas vlerësimeve të ndryshme, janë vrarë rreth 70.000 njerëz, pothuajse gjysmë milioni janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.