Rusia është seriozisht e shqetësuar nga planet amerikane të mbrojtjes antiraket, deklaroi Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikollai Patrushev, gjatë një takimi në Moskë me Kreun e Byrosë së Sigurimit Kombëtar të Polonisë, Stanislaw Koziej.

"Unë shpresoj se partnerët tanë polakë do të ndihmojnë në ofrimin e garancive ligjore që dëshmojnë se sistemi i mbrojtjes antiraket i vendosur në Europë nuk është i drejtuar kundër Rusisë", - tha Patrushev.

"Duhet vazhduar dialogu dhe duhen parashtruar shqetësimet e secilës palë përpara partnerëve", - tha Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.